POZITIVITETI I MASHKULLIT DHE NEGATIVITETI I FEMRËS

Autor: Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu

Përkthu: Dr. Musli Vërbani

 

POZITIVITETI I MASHKULLIT DHE NEGATIVITETI I FEMRËS

 

Zoti i Lartmadhëruar ka vendos lidhjen seksuale në trupin e njeriut me qenë fshehtësi prej fshehtësive dhe urtësi prej urtësisë së Tij.

Dhe kontaktin fizik seksual e ka bërë prej çështjeve më të mëdha, në të cilat anon mendja, epshi dhe shpirti. Ajo është kërkesë shpirtërore, trupore dhe mendore. Nëse para një njeriu kalon një femër e bukur, me pamje të zbukuruar e tërheqëse, por bukuria e saj këtij njeriu nuk ia tërheq ndjenjat, atëherë mjekësia konstaton se ai njeri është i sëmurë, pa ndjenja të epshit dhe mangësi seksuale. Në medicinë ky person menjëherë duhet t’i nënshtrohet shërimit, sepse ai është pa ndjenja seksuale në aspekt mjekësor dhe sëmundja duhet të shërohet, sepse nuk ka kurrfarë ndjenja. Kjo është sëmundje prej sëmundjeve kyçe të trupit të njeriut. Seksualiteti në trupin e njeriut është çështje që duhet të jetë në kulminacion të ndjenjave dhe në kulminacion të kënaqësisë. Allahu e ka bë këtë, sepse nëpërmjet saj shtohet lloji dhe nuk zhduket, por mbetet njeriu si krijesë normale e llojit të pazhdukur. Kur i fola shejh Shaëravijut për këtë çështje, ai u paraqit si mjek specialist, diskutoi me logjikë shkencore për praktikën mjekësore, të cilën e kisha lexuar dhe e kisha studiuar me vite të tëra.

I nderuari tha:

Kur të ndodh kontakti në mes mashkullit dhe femrës, mashkulli e ka rolin pozitiv, sepse ai e hedh menin (farën), e cila bashkëdyzohet. Ai për këtë i nevojitet mund dhe angazhim i madh, ndërsa për të bërë këtë femra e ka rolin negativ, sepse ajo bën vetëm hapjen për lirimin e rrugës, për hyrjen e organit të mashkullit, që me lehtësi të depërtojë dhe të mos ketë vështirësi.

Nuk ndodh shtatzënia derisa të mos bëhet bashkëdyzimi i mashkullorit dhe vezores, mirëpo çdo kontaktim seksual i femrës nuk lëshon vezoret, mirëpo vezoret lëshohen njëherë në çdo muaj, dhe atë në mënyrë të rregullt. Për këtë arsye roli i mashkullit është pozitiv, ndërsa i femrës negativ ose më pak pozitiv.

Ky shpjegim dhe ky sqarim i të nderuarit shejh Shaëravijut më ka mahnitur, dhe më ka befasuar, sepse njësoj e ka sqaruar edhe profesori ynë i njohur dhe i mrekullueshëm, dr. Muhamed Talat, Zoti e mëshiroftë, i cili ka qenë profesor i funksionimit të pjesëve të trupit në fakultetin e medicinës.

 

Sa i përket kësaj çështjeje (vol. IV) – KOMENT I DR. SEJID XHEMIJLË:

 

Ndoshta dikush thotë e pyet: Pasi që mashkulli është aktiv e femra pasive, atëherë pse procesi i shtatzënisë të mos ndodhë vetëm me spermën e mashkullit, e të mos ketë nevojë femra fare për pjesëmarrje në atë proces, sepse kuptimi i negativitetit do të thotë mospasja nevojë fare?

I përgjigjem atij me shpejtësi: Jo, kurrsesi jo! Ky element negativ është i domosdoshëm, patjetër duhet të marr pjesë në këtë proces, ai është element negativ, por që plotëson dhe është pjesë kryesore dhe e domosdoshme. Shembull për këtë kemi lidhjen elektrike: nuk bën dritë poçi elektrik pa u lidhur ana e kundërt. A mund të qarkullojë rryma elektrike apo patjetër duhet të lidhet pozitivi dhe negativi që të bashkohen, e pastaj të formohet rryma, e cila bën dritë?

Njësoj është edhe me trupin, i cili ka lëvizje dinamike. Mashkulli për çdo kontakt seksual hedh spermën, e cila mbarëson kur të dojë dhe ku të dojë. Mirëpo femra nuk është në gjendje që të mbarësohet për çdo kontakt seksual të burrit të saj. Sepse fazat e mbarësimit të saj janë të përcaktuara në epoka të caktuara.

Lini një koment Anuloje përgjigjen